Iran, shpërthim në një zonë bërthamore?

29/11/2011 00:00

Në fillim, pak rreshta nga Agjensia e lajmeve Fars për të informuar mbi
një shpërthim të papritur në qytetin e Isfahanit, qe strehon facilitete
te rendesishme berthamore te vendit.

Pak me vone, agjensia e zhduk njoftimin nga faqja e saj. Keshtu, sic ndodh shpesh, autoritetet iraniane japin variante kontradiktore te ngjarjes, por banoret e zones konfirmojne te kene degjuar nje zhurme te fuqishme. Zyrtare lokale perpiqen ta mbyllin ceshtjen me pohimin e thate se ishte thjesht nje gjemim i mbytur, pasoje e nje incidenti gjate stervitjes se brendshme në bazën ushtarake në verilindje të qytetit. Me pak fjale, asgje per t’u shqetesuar.

Megjithate, episodi mjaftoi per te nxitur nje vale te menjehershme spekullimesh mbi mundesine e nje tjeter sabotazhi. Mendohet se impiantet berthamore te Isfahanit kane qene keto vitet e fundit objektiv i nje serie sulmesh te opozites dhe sherbimeve sekrete si CIA apo MOSSADI izraelit. Pikerisht ne kete qytet ne 2008-ten, ndodhi nje shperthim i fuqishem ne nje qender ushtarake strategjike. Por ngjarja e fundit vjen si jehone e asaj cfare ndodhi dy jave me pare ne Bid Ganeh, jo shume larg Teheranit. Nje incident gjate nje testi qe i kushtoi jeten nje eksponenti te larte pasdaran, pergjegjes i sektorit te raketave. Edhe ne ate rast, u pretendua se pergjegjesia e serise se shperthimeve qe shkaktuan deme te medha, i takonte nje sulmi nga jashte.

Mediat izraelite shkruanin se behet fjale per nje aksion te Tel Avivit. Vezhgues te ndryshem mendojne se republika islamike eshte ne qender te nje lufte sekrete te ndermarre nga amerikanet, izraelitet, britanike e madje edhe nga vende te gjirit arab, nje ofensive e zhvilluar ne fshehtesi, te ciles i faturohen disa episode ne Iran qe deri me tani, kane mbetur te pazbardhura plotesisht.

Top Channel