“Breivik është skizofren”

29/11/2011 00:00

Psikiatërit që morën në pyetje vrasësin norvegjez, Anders Behring Breivik, arritën në përfundimin se ai vuan nga skizofrenia paranojake.

Sipas tyre, ai e ka kaluar këtë gjendje para dhe pas sulmeve të 22 korrikut,  në Oslo dhe Utoja ku humbën jetën 77 persona dhe u plagosën 151 të tjerë.

Raporti i tyre duhet të rishikohet nga një panel psikiatërish ligjorë.

Breivik do të gjykohet në prill, por sic raportohet me shumë gjasa ai do të qëndrojë në një qëndër të të sëmurëve me probleme mendore dhe jo në burg. 

Breivik ka pranuar se ka kryer sulmet por është vetëshpallur jo fajtor për akuzat, duke argumentuar se sulmet ishin mizore, por të nevojshëm në emër të idealit të tij për të mbrojtur Europën nga pushtimi mysliman.

Top Channel