Turqi, operohet kryeministri Erdogan

28/11/2011 18:10

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan i është nënshtruar një operacioni në aparatin tretës, i cili ka përfunduar me sukses.

Lajmin e bën të ditur televizioni turk “NTV”, sipas të cilit pas ndërhyrjes kirurgjike kryeministri është në gjendje të mirë shëndetësore.

Erdogan aktualisht është 57 vjec dhe bën një jetë të shëndetshme, duke pasur një antipati të theksuar për duhanin dhe, sipas besimit fetare, edhe për alkoolin.

Ndërsa si politikan, ai është ndër aleatët kryesorë të Perëndimit, duke pasur parasysh influencën dhe pozitën gjeografike të Turqisë në rajonin arab.

Erdogan po luan një rol të rëndësishëm përsa i përket situatës në Siri, ndaj të cilës ka rritur presionet pas shtypjes së dhunshme të protestave popullore.

Ndërsa në vendin e tij, pavarësisht se u rishpall fitues në zgjedhje të parakohshme, ai kontestohet nga ushtria, e cila jo pak herë ka tentuar ta rrëzojë përmes grushteve të shtetit.

Top Channel