Jemen, në shkurt zgjedhjet presidenciale

26/11/2011 22:00

Jemeni do të mbajë zgjedhje presidenciale të parakohshme më 12 shkurtin e vitit të ardhshëm, në bazë të një dekreti të firmosur nga nënpresidenti i vendit, Abdrabuh Mansour Hadi.

Lëvizja është pjesë e marrëveshjes së tranzicionit për të cilën u ra dakod këtë javë dhe që parashikon kalimin e pushtetit nga presidenti Saleh tek zëvendësi i tij, Hadi, në këmbim të mosndjekjes nga drejtësia.


Zoti Saleh e nënshkroi marrëveshjen
ditën e mërkurë, pas muajsh të tërë shtyrjeje, pavarësisht rritjes së kundërshtimit të regjimit të tij. Ai e ka qeverisur vendin për 33 vjet.

Reagimet e dhunshme ndaj protestave anti-qeveritare dhe përleshjet e armatosura me fiset tribale që kundërshtonin regjimin lanë disa qindra të vdekur që prej shkurtit.

Në bazë të marrëveshjes, zoti Hadi duhet të thërriste zgjedhjet e parakohshme presidenciale brenda 90 ditëve.

Ai pritet të formojë një qeveri të unitetit kombëtar në prag të zgjedhjeve. Para marrëveshjes, zgjedhjet ishin parashikuar të mbaheshin në vitin 2013.

Por pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjes, të paktën pesë protestues u qëlluan për vdekje ditën e enjte nga mbështetësit e presidentit në ikje në kryeqytetin Sanaa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA