Obama: Mbështesim përpjekjet për integrim

24/11/2011 00:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama i ka dërguar
një mesazh urimi homologut të tij shqiptar Bamir Topi dhe gjithë
popullit shqiptar, me rastin e Ditës së Pavarësisë.

“Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së vendit tuaj, ju shpreh urimet më të mira për ju dhe popullin shqiptar!Në këtë vit të njëzetë të rivendosjes së marrëdhënieve dypalëshe diplomatike, ne festojmë miqësinë e fortë mes dy popujve tanë”, thuhet në mesazh.

Në urimin e tij, Obama thekson se SHBA-të e kanë ruajtur përkushtimin e palëkundur për sigurinë dhe begatinë e Ballkanit.

“Qeveria amerikane vazhdon të mbështesë fuqimisht përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe presim ditën kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë integruar në një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe”, shkruan Obama në mesazhin e tij.

Top Channel