Kina ngadalëson ritmin e prodhimit

24/11/2011 00:00

Makineria e fuqishme industriale e Kinës duket se ka ngadalësuar ritmin.
Të dhënat e fundit nga vendi komunist paraqesin një tablo shqetësuese
për autoritetet.

Eksportet jane ne veshtiresi, cka nuk perben ndonje surprise te madhe nisur nga fakti qe dy rajonet kryesore eksportuese, Europa dhe Shtetet e Bashkuara jane ne telashe te medha.

“Por problemi i vertete,- thote CNN,- eshte tkurrja e kerkeses vendase, si rrjedhoje e te gjithe levizjeve te ndermarra nga autoritetet kineze pergjate 18 muajve te fundit per te qetesuar tregun e tejnxehur te banesave”.

Perpjekjet e autoriteteve po japin rezultat, por pasoja eshte ulja e kerkeses per artikujt shtepiake te prodhimit kinez. “Duke kombinuar shifrat e fundit te prodhimit me nivelin e transaksioneve te pronesise,- thote CNN,- mund te dilet vetem ne nje perfundim: ekonomia kineze eshte ne zbrapsje”.

Megjithate, jo ne ate pike sa te flitet per kolaps te rritjes dhe recesion. Ne kendveshtrimin e Justin Yifu Lin, krye-ekonomist prane Bankes Boterore ka pasur nje kthese dramatike te qendres gjeografike te ekonomise globale.

Kina sipas tij eshte ne pozicion qendror.’Nje dragua lider,- sic e quan ai, – me nje rol qe mund te jete me perfitim per perspektiven e rritjes se ekonomise globale’.

Top Channel