Incident në uzinën e Mjekësit

24/11/2011 00:00

Një incident duket se ka ndodhur në Uzinën e Lëndeve Plasëse në Mjekës
të Elbasanit. Një prej furrave që shërbente për djegien e detonatorëve
dhe fishekëve 14.5 mm, ka shpërthyer ne flake. Ne ate moment ndodheshin
10 punetore te cilet jane larguar.

Për të izoluar flakët është  kërkuar ndërhyrja e Shërbimit Zjarrëfikës të Elbasanit, të cilët iu janë përgjigjur menjëherë. Ngjarja është  mbajtur në fshehtësi por një dëshmitare okulare sqaron rrerthanat.

Ndërkaq në Uzinë ka zbarkuar policia ushtarake për të parë nga afër situatën.  Duke pyetur oficerët e ushtrisë së çka ngjarë, ata kanë mohur dhe fshehur çdo gjë. Ajo që bëhet e ditur është fakti se në furrën e asgjësimit ku ndodhi ngjarja, puntorët janë evakuar dhe se puna eshte ndërprere për tre ditët e ardheshme.

Top Channel