Banda e Cërrikut, jepet pretenca

22/11/2011 00:00

Tre burgime të përjetshme dhe 122 vjet burg. Këto janë dënimet që ka
kërkuar Prokuroria e Krimeve të Rënda për nëntë të pandehurit e asaj qe
njihet si Masakra e Cerrikut 1997.

Prokurori Anton Martini gjate shpalljes se pretences dhe pas nje seri procesesh qe nisen ne vitin 2008 kerkoi denim me burg te perjetshem per ata qe i cilesoi si kryesoret ne masakren e Cerrikut, te pandehurin Met Bozi, Arjan Toska dhe Roland Sota apo Xhepexhiu.

Te tre keta akuzohen per vrasjen per shkak te cilesive te vecante te gjashte policeve dhe vrasjen e mbetur ne tentative per 16 efektive te tjere te policise dhe Gardes se Republikes.

Prokuroria deklaroi kerkesen e saj per denimin me 25 vjet burg per te njejten akuze edhe per Llazar Bicajn, por qe sipas akuzes i pandehuri ka ka patur rol aktiv ne kete ngjarje sa tre te akuzuarit e mesiperm.

Per Entel Gashin u kerkua 22 vjet burg, e po kaq edhe per Alban Tosken. Per te mbrojturin e drejtesise qe ka pozicionin e te penduarit Bujar Buzani u kerkua 23 vjet heqje lirie, por qe per shkak te statusit te tij prokuroria deklaroi pretencen me 8 vjet burg. Per te vellanë Tomorr Buzani prokuroria kerkoi 24 vjet heqje lirie. Ndersa per Skender Canin 21 vjet heqje lirie.

Top Channel