Elbasan, vetura përplas makinën e policisë

21/11/2011 00:00

Një aksident me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur në mbrëmjen e së hënës pranë stacionit të trenit në Elbasan.

Tre mjete janë përfshirë në aksident ku njëri prej tyre  i përkiste patrullës së përgjithëshme të policisë.

Nga përplasja kanë mbetur të dëmtuar efektivët e policisë  Bedim Stërkaj, 35 vjeç, Bashkim Blloku 48 vjec dhe Qani Ago  43 vjeç që të tre efektivë të patrullës së përgjithshme të policisë.

Ndërkaq i lënduar ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit tip Benz me targa të Shkodrës, Samet Hoxha, ndërsa nga mjeti tjetër nuk ka patur të lënduar.

Të plagosurit janë dërguar urgjentisht për në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit dhe se gjëndja e tyre shëndetësore paraqitet serioze.

Sipas burimeve efektivët e policisë ishin pozicionuar në unazën jugore të qytetit pranë stacionit te trenit, për të bërë  kontrolle rutinë dhe se mjeti me targa shkodre ka goditur makinën e policisë. Ndërkaq mjeti me targa Elbasani ka qenë duke kaluar rastësisht dhe ka marrë goditje.

Top Channel