Aksidenti në Tiranë, vdes një prej vajzave të plagosura

20/11/2011 00:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Tiranë kur dy mjete janë përplasur ballë për ballë.

Mjetet e perplasura jane nje makine Mini Cooper me targa italiane që është goditur me forcë nga një BMW X6 me targa greke. Per pasoje ne vendngjarje u regjistruan tre te plagosur, dy vajza dhe nje djale. Nderkohe mengjesin e se henes, nje prej vajzave te plagosura, Brunilda Pinderi 27 vjec nderroi jete ne spital.

Ndërsa drejtuesi mjetit BMW X6, Ledio Ruçi, djali i deputetit Gramoz Ruçi, ka shpëtuar pa dëmtime prej jastëkëve të ajrit që e kanë mbrojtur. Ngjarja e frikshme ka shokuar kalimtarët. Pas përplasjes automjeti BMW X6 me targa greke ka goditur me forcë një kolonë përtej trotuarit duke ndalur kështu futjen e automjetit brenda një lokali Fast Food ku ndodheshin shumë persona.

Të parët që kanë vrapuar pas të dëmtuarve ishin kalimtarët që kanë njoftuar policinë dhe shërbimin e ambulancës.

Pak minuta më vonë në vendin e ngjarjes ku ndodhej edhe policia kanë mbërritur dy autoambulanca që kanë marrë edhe personat e plagosur. Ata janë shoqëruar për në Spitalin Ushtarak ku po ndiqen nga mjeket.

Ndërkohë, policia në vendin e ngjarjes nisi hetimet për këtë aksident që ndodhi në një orë ku trafiku është mjaft i rënduar si dhe në një zonë ku ka lëvizje të shumta edhe të kalimtarëve.

Policia ka bërë të ditur se në automjetin Mini Cooper ku nodheshin tre personat e plagosur janë dy vajza dhe një djalë që po marrin kurimet në spital. Ledio Ruçi është marrë në pyetje për aksidentin nga policia.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel