Kakavijë, sekuestrohen 200 steka cigaresh

19/11/2011 09:55

Një ngarkesë cigaresh kondrabandë u sekuestruan në pikën e kufirit të Kakavijës, në palën greke të doganës.

Sasia per 200 steka cigaresh ishte fshehur ne tre canta te cilat u gjeten ne  bagazhin e autobuzit te linjes Sarande-Athine. Drejtuesi i automjetit,emri te cilit nuk behet publik per momentin, u ndalua nga anti-kondrabanda e Kakavijës.

Ai pohoi se po transportonte mallin kondrabande kundrejte 50 eurosh per cdo cante.Drejtuesi i autobusit, u tha agjenteve se mallin e kishte marre nga nje miku i tij tregtar nga Saranda,dhe do ta dorezonte ne Athine, ku dhe do te shitej ne tregun e Manastiraqit, ne kryeqytetin helen.

Dogana e Kakavijes njoftoi se drejtuesi i autobusit do te dergohet ne gjykate. Ne kerkim eshte shpallur edhe derguesi i mallit,ndersa autobusi do t’i dorezohet gjate diteve ne vazhdim, kompanise se transportit, e cila prej hetimeve te bera ne rruge operative nuk rezultoi te jete e implikuar ne kondrabande.

Pika e kalimit kufitar te Kakavijes eshte nje prej portave me te medha te kundrabandes me Shqiperine.Jo pak here ne kete pike jane sekuestruar sasi te medha mallrash kondrabande. Me gjithe kontrollet e rrepta te pales shqiptare dhe asaj greke, perseri kondrabadistet gjejne rruge te reja per te vazhduar ektivitetin e tyre mjafte fitim prures.

Ceshtja e kondrabandes ka qene edhe nje prej shqetesimeve te ngritura gjate nje konferencen e pervitshme te doganiereve greke. Zëvendësministri grek i Finances, njoftoi vendosjen e skanerave Xray ne te gjitha pikat e kalimi kufitar te Greqise, si dhe te aparaturave teper moderrne te ndjekies dhe monitorimit te konteniereve dhe ngarkesave te dyshimta.

Top Channel