Berat, burri ekzekuton bashkëshorten

19/11/2011 00:00

Një 61-vjecar ka ekzekutar më mjete të forta bashkëshorten e tij, pas një grindje të çastit.

Të paktën kështu bën me dije policia, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, në fshatin Moravë të Beratit.

Bashkim Myrteli ka qëlluar me mjete të forta gruan e tij Resmie Myrteli 56 vjec, e cila ka mbetur e vdekur në vend. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes dhe po e merr në pyetje për të zbardhur motivet që cuan në aktin e rëndë. Cifti kishte 4 fëmijë dhe mesa duket prej kohësh kishte konflikte të vazhdueshme.

Burri vret gruan përpara vajzës 2 vjeç

Krimi brenda familjes tronditi dy javë më parë Tiranën, ku një burrë vrau me thikë gruan e tij në praninë e vajzës 2-vjeçare.

Bashkëshorti ka qëlluar disa herë gruan duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e familjes Hysa, në afërsi të doganës në kryeqytet.

Kryefamiljari Ismet Hysa, pas një sherri banal me gruan e tij Edlira Doçi, 27 vjeç, e ka qëlluar disa herë me thikë, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas krimit autori është larguar menjëherë nga banesa duke marrë me vete dhe vajzën e tij 2-vjeçare, e cila në momentin e vrasjes ka qenë personi që edhe ka parë skenën e krimit të kryer në banesë nga ana e të atit. Ndërkohë policia ka arritur ta arrestojë vrasësin pas disa ditësh.

Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se çifti kishte kohë që konfliktohej, ndërsa prej pak muajsh ishin vendosur në katin e parë të një vile dhe jetonin me qera. Sipas policisë, arsyet kanë qenë për motive xhelozie.

Top Channel