Banda e policëve të rremë

19/11/2011 00:00

Të veshur civilë dhe duke paraqitur kartën e identitetit sikur të ishte
dokument policie, tre persona ndalonin drejtues automjetesh me thirrjet,
që Policia Shqiptare përdor në operacionet e saj, ‘ndal policia!’ dhe
‘ndal antidroga!’.

Pas kesaj, te dyshuarit u grabisnin viktimave qe nga celularet, leket qe posedonin deri edhe dokumentat. Pas hetimeve dyjavore me metodat speciale te hetimit, seksioni kunder vjedhjeve me dhune ka arrestuar dy prej tyre, ndersa i treti eshte shpallur ne kerkim.

Skema e ndjekur prej grabitesve, sipas burimeve te sigurta te policise, ishte e njejte per te kater rastet e denoncuara nga te demtuarit. Madje njeri prej tyre eshte dhunuar pas rezistences ndaj policeve te rreme dhe me pas eshte kuruar ne spitalin civil.

Asistenti i drejtorit te Policisë së Tiranës, Arben Nasufi deklaroi per mediat idenditetin e vjedhesve. “U ndaluan shtetasit Erland Markola 23 vjec, Enea Kajaci 22 vjec dhe u shpall ne kerkim Fatmir Gjoci,i cili e ka ndryshuar emrin ne Alban Ila”, tha Nasufi.

Te dyshuarit, sipas policisë, kane kryer vjedhjen me dhune ne korrik 2011 te nje shtetasi kosovar, mandej ne pergjate nentorit kane kryer edhe tre vjedhje te tilla te ngjashme ne Tirane, konkretisht ne rrugen “Bedri Karapici”, “Konferenca e Pezes” dhe “Irfan Tomini”.

Ne vijim te operacioneve te saj, burime nga komisariati numer 6, thane per Top Channel se jane arrestuar per akuzen e kundershtimit te punonjesve te policisë dhe kanosje, shtetasit Elvir Maloku dhe Alfons Maloku, qe te dy te denuar me pare sipas ketyre burimeve per vrasje te mbetur ne tentative.

Top Channel