Pogradec, helmohen tre fëmijë me bar miu

18/11/2011 00:00

Tre fëmijë janë helmuar me bar miu në një kopsht në një fshat të qytetit të Pogradecit.

Sipas informacioneve të fundit të vegjëlit kanë marrë ndihmën mjekësore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se motër e vëlla dhe një djalë tjetër e kanë gjetur barin helmues në mjediset e kopshtit në fshatin Leshnicë.

Policia ka njoftuar se ka mbërritur në kopshtin e fshatit Leshnicë, ku dhe ka nisur hetimet.

Top Channel