Megan Fox: Teatri më frikëson

17/11/2011 17:50

Megan Fox është një nga aktoret më të bukura të Hollivudit dhe në pak kohë është shndërruar në një aktore të suksesshme për protagonizmin e saj në disa filma, por skenës së teatrit as që mund t’i afrohet.

Është vetë aktorja që ka deklaruar se teatrin e sheh si ‘mision të pamundur’.

“Thjesht nuk kam guxim për të interpretuar në teatër. Duhet të kesh shumë guxim veç talentit për të pasur sukses në teatër. Unë jam natyrë tepër nervoze dhe nuk besoj që do i mbijetoja një shfaqje të plotë teatrale”, ka deklaruar aktorja Megan Fox për “Huffington Post”.

Duke folur për pasionet e saj, aktorja ka deklaruar se në gjinitë e filmit e sheh veten më shumë te komedia. Madje ajo ka vijuar më tej rrëfinin e saj duke pohuar se gjëja që do donte të provonte gjatë karrierës së saj është të interpretojë në një komedi në teatër, por nuk ka guxim për ta bërë këtë.

Në dallim nga koleget e saja, Megan nuk e pëlqen tapetin e kuq, vëmendjen e madhe ndaj saj dhe ka një marrëdhënie aspak të mirë me paparacët pasi urren të jetojë me komentet e të tjerëve për ato çka mban veshur apo gjithçka ka të bëjë me qënien e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA