Gjirokastër, sekuestrohen armë gjahu

17/11/2011 00:00

Nisur nga shqetësimi i disa banorëve të komunave malore të Gjirokastres,
për prishjen e të mbjellave nga automjetet që përdoren nga shtetas të
cilët kryejnë gjueti pa leje, Komisariati i Policisë Gjirokastër gjatë
ditëve të fundit ka marrë një sërë masash duke ngritur shërbime në
komunat malore për të bërë të mundur parandalimin e gjuetisë pa leje ,
si dhe për të parandaluar prishjen e të mbjellave të banorëve të këtyre
komunave.

Policia ka sekuestruar 22 armë gjahu që mbaheshin pa leje dhe kryenin gjueti të paligjshme. Gjithashtu komisioni i dhënies së lejeve për mbajtien e armëve të zjarrit ka vendosur heqjen e të drejtës se mbajtjes së armëve të gjahut për 10 shtetas, të cilët ishin të përfshirë në konflikte të ndryshme.

Nga ana e policise po punohet për evidentimin e të gjitha armëve të gjahut të cilat janë në pronësi të shtetasëve të cilët nuk jetojnë më dhe këto armë posedohen nga të afërmit e tyre, por që janë të pa paisur me leje për të mbajtur armë gjahu. Ky aksion do të vijojë edhe në ditët e ardhshme si dhe do të shtrihet edhe në rrethin e Tepelenës dhe të Përmetit .

Top Channel