Vlorë, pranga ish-kreut të hipotekës

16/11/2011 19:40

Policia e Vlorës ka arrestuar pasditen e së mërkurës ish-drejtorin e zyrës së hipotekës së këtij qyteti, shtetasin Edmond Banushi.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave Banushi akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Sipas burimeve, ai po hetohej në gjendje të lirë për një cështje që kishte gjithashtu lidhje me falsifikimin.

Burimet saktësojnë më tej se personi i arrestuar ka qenë në krye të zyrës së hipotekës së qytetit jugor dy vjet më parë.

Po të mërkurën, por gjatë paradites, uniformat blu të Vlorës vunë në pranga një shtetas hungarez që jetonte atje prej dy vjetësh.

Autoritetet lokale njoftuan se 55-vjecari Laszlo Vincze kërkohej nga drejtësia e vendit të tij për pastrim parash.

Ai jetonte në Vlorë me leje qëndrimi dhe punësimi dhe kishte krijuar firmën e tij “ELVIS L&M”, që dyshohet të jetë përdorur për pastrim parash.

Për këtë arsye nga ana e seksionit kundër pastrimit të parave në prokurorinë e Vlorës ka nisur një procedim penal ndaj tij.

Top Channel