Vlorë, kapen 30 kg kanabis

15/11/2011 15:05

Policia Kufitare e Vlorës ka kapur dhe sekuestruar rreth 30 kg lëndë narktoike e dyshuar si kanabis sativa.

Lënda narkotike u kap gjatë një kontrolli rutinë në automjetet që do të udhëtonin nga Porti i Vlorës për në Brindizi.

Droga kishte si destinacion shtetin italian dhe ishte e fshehur në një makinë, në bagazh dhe në paretet e dyerve të një makine me targa greke.

Policia ndaloi edhe drejtuesin e automjetit emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, si dhe sekuestruan lëndën narkotike.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve që policia kufitare e qytetit bregdetar parandalon trafikimin e lëndëve narkotike drejt shtetit italian.

Top Channel