Panairi i Librit, dita e fundit

13/11/2011 18:17

Ndërsa Panairit të 14-të të Librit në Tiranë i afrohet fundit, triumfojnë librat e shkrimtarëve-politikanë apo gazetarë dhe ata biografikë.
 

Në ditën e pestë dhe të fundit, të aktivitetit më të rëndësishëm letrar të vitit, njerëz të shumtë, mes tyre dhe mjaft fëmije, kanë vërshuar për të blerë librat e tyre të preferuar.

Mbi 90 ekspozues morën pjesë në aktivitetin e përvitshëm, disa prej tyre  nga Italia, Gjermania apo Kosova e Maqedonia.

“Kurbani” i Edi Ramës,  hedhur në treg nga Botimet Dudaj, ka qenë një nga librat më të kërkuar.

Gjithashtu, “Shqipëria” e Ben Blushit dhe “ Kohë e Pamjaftueshme” e Helena Kadaresë, me të cilin shkrimtarja fitoi edhe cmimin si Autore e Vitit, kanë qenë dy botime të tjera të suksesshme.

UET Press përvec “Shqipërisë” ka prezantuar disa prej titujve më të shitur në panair.

Top Channel