Libi, përleshje mes tribuve, viktima

12/11/2011 21:50

Tre luftëtarë të tribusë Zauiah kanë mbetur të vrarë në një luftim me një fraksion tjetër të armatosur në rajonin Al Maja, në Libi.

Lajmin e bën të ditur një zyrtar lokal, i cili ka saktësuar se zona e luftimit ndodhet 27 kilometra në lindje të Tripolit.

Përlëshjet shpërthyen pasi anëtarët e tribusë Uercefana ngritën postoblloqe përgjatë rrugës që të con në Zauiah, duke penguar kalimin e banorëve.

Ndërkohë, një anëtar i fraksionit Uercefana ka deklaruar se luftimet shpërthyen për të marrë nën kontroll ish-kazermën e Khamis Gaddafi-t.

Ashtu sic kishin paralajmëruar shumë analistë të cështjeve ndërkombëtare, Libia nuk do të ketë një tranzicion të lehtë.

Luftimet mes tribuve ishin paralajmëruar, pasi anëtarët e tyre janë të mirëarmatosur dhe do të përpiqen të vendosin supremacinë e tyre.

Gjithashtu, sipas analistëve, në vend ndodhen ende milici besnike ndaj kolonelit të vrarë Muammar Gaddafi, të cilat mund të organizohen nga djemtë e tij që shpëtuan.

Autoritetet e Nigerit fqinj njoftuan të premten se do t’i ofrojnë azil Saadi-t, me argumentin se në rast të kundërt ai mund të ketë të njëjtin fat tragjik me të atin.

Top Channel