“The Economist” godet sërish Berlusconi-n

11/11/2011 00:00

Ka qenë një prej kritikeve më të ashpër të Silvio Berlusconi-t.
“The
Economist” nuk mund të humbiste një tjetër rast për të goditur
kryeministrin italian dhe e pershendet kavaljerin me nje kopertine, e
gjashta kushtuar atij, ku figura e Berlusconi-t eshte vendosur ne qender
te nje feste te shfrenuar romake të Warner Bros – “that`s all folks”!,
qe do te thote “kaq ishte djema”. Lart ka dhe nje shenim te vogel, qe
eshte edhe ai me i hidhuri “Llogarine t’ia dergojne zonjes Merkel ne
Berlin”.

Sita e holle neper te cilen kalohet neper artikull situata e Italise dhe roli i Berlusconi-t eshte po aq e ashper sa c`ka qene ne te kaluaren. E perjavshmja britanike prej kohesh e ka thene mendimin e saj se Berlusconi nuk eshte i pershtatshem per te qeverisur.

“Por deri edhe ne,- thuhet ne artikullin thumbues,- mbetem te shokuar kur pame se ndersa kriza e Euros i afrohej Italise, ai ia kushtonte i patrazuar kohen e vet festave e lojrave politike, duke harruar nevojen per reforma. Tani pa Berlusconin Italia e ka akoma nje shans, vazhdon “The Economist”. Borxhi i saj edhe pse i larte, eshte i qendrueshem, nuk ka patur fature imobiliare dhe as shembje te sistemit bankar. Italianet jane kursimtare dhe te ardhurat vjetore te qeverise nuk varen shume nga financa apo pronat. Perpara pagesave te interesit, vendi mund te perfitoje me shume gjase edhe nje teprice fiskale. “Por reformat duhet vazhdojne per vite te tera”, paralajmeron “The Economist” dhe kushdo qe do te zere perkohesisht vendin e kreut te ekzekutivit duhet te pergatitet per zgjedhje urgjente qe do te prodhonin nje qeveri te afte t’i coje reformat deri ne fund.

Ne perfundim, qe euro te mbijetoje, Italia duhet t’ia dale mbane, dhe qe kjo te ndodhe duhen bere sakrifica. Dalja e premtuar e Berlusconi-t nga skena, sipas te perjavshmes britanike i ofron italianeve mundesine per te lene pas kraheve vite te tera stanjacioni social, ekonomik dhe politik.

Top Channel