Spekulimet pushtojnë Europën

11/11/2011 00:00

Ideja e një Evrope e ndarë në dy grupe edhe një herë ka marrë vendin në
qendër të vëmendjes, ndërsa shtohen debatet për diferencat masive mes
ekonomive të forta dhe të dobëta, që luftojnë për të bashkëjetuar në
kontinentin e vjetër.

Sugjerimet se Eurozona po ndahet në dy grupe, nuk përbjnë më temë debati, pasi mjafton që të shohësh perfomancat ekonomike të 17 anëtarëve të saj gjatë 18 muajve të fundit. Është e qartë se disa vende kanë lulëzuar me monedhën e përbashkët, ndërsa të tjera janë në kolaps.

Greqia nuk mund të paguajë faturat e saj dhe po mbijeton me borxhet e Evropës dhe FMN-së. Irlanda dhe Portugalia bëjnë pjesë në të njëjtin grup.

Por nga ana tjetër, ekonomia e Gjermanisë, e cila përbën një 27%-ësh të fuqishëm të Eurozonës ka pasur një rritje të madhe. Nuk ka dyshim se Gjermania do të udhëhiqte çdo grup anëtarësh elitë të Eurozonës. Spekulimet për Evropën e ndarë në dy grupe janë mohuar, megjithëse zërat vazhdojnë për diskutimet mes Gjermanisë dhe Francës për një Eurozonë më të vogël.

Komentet e presidentit francez Nikolas Sarkozy vetëm sa e shtuan debatin. Kreu i Elizeut tha se Evropa po shkon drejt një modeli me dy shpejtësi, njëra që shkon drejt më shumë integrimeve në Eurozonë, ndërsa tjetra drejt një konfederate brenda Bashkimit Evropian. Çdo e dhënë e vërtet se Eurozna mund të zvogëlohet, do të ishte politikisht eksplozive dhe do të shkonte kundër vendosmërisë së Gjermanisë për të mbajtur bllokun bashkë.
Spekulimet vazhdojnë bashkë me parashikimet për rritjen ekonomike të rajonit që po fundosen.

Sipas komisionit evropian, rimëkëmbja e ekonomisë së Bashkimit Evropian është ndalur dhe veç të tjerash, për këtë fajësohet edhe përkeqësimi i besimit të Evropa. Pra, ndërsa politikanët debatojnë, vuatjet në terren, mes njerëzve të thjeshtë, duket se do të vazhdojnë.

Eurozona, Barroso: Ja rreziqet e përcarjes

Presidenti i Komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso ka paralajmëruar për rreziqet e përçarjes ne zonen e euros dhe koston financiare qe do te kishte nje zhvillim i tille.

“Një union i përçarë nuk do të funksiononte,” tha Barroso në një fjalim per Europen të mbajtur në Berlin.
Kontinenti i vjeter ndodhet para marrjes së vendimit nëse do të vazhdojë të ekzistojë apo do të shpërbëhet.

“Nje krisje ne Eurozone apo ne Bashkimin Europian do te kushtonte rreth 50% te GDP ne fazen fillestare. Dhe vetem Prodhimi i Brendshem Bruto i Gjermanise do te tkurrej me 3%, ajo do te humbiste 1 milion vende pune nese zona e Euros do te rrudhej ne nje grusht shtetesh anetare”, tha Barroso.
 
‘Një integrim i fortë në zonën e Euros, për të cilin është e rëndësishme politika ekonomike dhe financiare, nuk duhet të bjerë në kurriz të shteteve që nuk janë anëtare të Euros’, vazhdoi kreu i Komisionit Europian. Kjo nuk do të ishte e ndershme kundrejt vendeve si Polonia, e cila kërkon po ashtu të fusë monedhën evropiane. Shefi i grupit të Euros Jean-Claude Juncker, kundërshtoi mendimin e përgjithshëm se Euro ndodhet në krizë. Ekzistojnë probleme me vendet e zhytyra ne borxhe, por monedha e perbashket tha ai ne Lisbone, eshte nje histori suksesi me se paku për zvogëlimin e inflacionit.

Top Channel