Rubio siguron ndërkombëtarët: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
Një paketë e re politikash për tregun e pasurive të paluajtshme kanë
hyrën në fuqi në Kubë, duke i lejuar kubanëve për herë të pas në
historinë e tyre komuniste që të shesin apo blejnë shtëpitë vetë.
Sipas mediave kubane, tashmë qytetarët mund t’i bëjnë vetë këto pazare, për prona që deri pak kohë më parë i përkisnin shtetit.
Në fakt, Zyra e hapur për Regjistrimin e Pronave tashmë është plot me njerëz që kërkojnë të vërtetojnë titujt e tyre të pronësisë. Sipas ligjit të ri, qeveria cakton disa çmime referencë për pronat, por gjithsesi, çmimi final mund të caktohet nga shitësi dhe blerësi në marrëveshjen që do të bëjnë. Të dyja palët duhet të paguajnë një taksë prej 4%, shitësi për të ardhurat dhe blerësi për taksën tregtare.
Sipas kubanëve ky ligj i ri është mjaft i mirë, pasi i jep pronarëve të drejtat që i takojnë. Ligji i vjetër i njihte pronësinë e banesave qytetarëve, por ata nuk mund të bënin asgjë me pronën e tyre, pasi shitblerjet ishin të ndaluara.
Top Channel