Rubio siguron ndërkombëtarët: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
Forcat e sigurisë meksikane arrestuan një prej krerëve të trafikut të
drogës në vend, gjatë një operacioni të konsideruar si një goditje e
fortë për këtë biznes të jashtligjshëm.
Ovidio Limon Sancez u kap nga ushtarët në Kuliakan, kryeqyteti i shtetit Sinaola në bregdetin e paqësorit.
Ai akuzohet për dërgimin e sasive masive të kokainës në Kaliforninë Jugore dhe për drejtimin e një rrjeti shpërndarje në SHBA.
Mediat meksikane bënë me dije se ai mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, të cilat kishin ofruar nje shpërblim prej 5 milionë dollarësh për arrestimin e tij.
Dyshohet se Sancez është aleati më i afërt i Joakin le Çapo Guzman, lideri në arrati i kartelit Sinaola, njeriu më i kërkuar në Meksikë.
Arrestimi i Sancez u krye pa as edhe një të shtenë gjatë një operacioni të konsideruar model nga autoritetet meksikane.
Top Channel