Kriza e Evropës, SHBA: Më shumë përpjekje

11/11/2011 00:00

Sekretari amerikan i Thesarit Timoti Gajtner nxiti Evropën që të
veprojmë me më shumë forcë për të zgjidhur krizën e borxheve, duke hapur
samitin e vende të Azisë dhe paqësorit që menjëherë u errësua nga
problemet e Eurozonës.

Duke folur në këtë samit, Gajtner tha se ai dhe ministrat e tjerë të financave të APEK ranë dakord që të nxisin ekonomitë përkatëse për t’u mbrojtur nga telashet e Evropës.

“Mendoj se ka rëndësi të pranojmë se këto ekonomi, përfshirë atë ta SHBA, kanë aftësinë të nxisin rritjen ekonomike për të ndalur presionin që na vjen nga problemet e Evropës. Duhet të pranojnë se edhe kur Evropa të stabilizohet, rritja ekonomike do të jetë dëmtuar nga forca e krizës”, deklaroi Gajtner.

Sipas analistëve, komentet e tij reflektojnë alarmin në rritje mes 21 vendeve të bashkëpunimit ekonomik të Azisë dhe paqësorit, një prej rajoneve me rritjen më të madhe në botë. Frika për mundësinë e përhapjes së borxhit evropian drejt tyre i ka bërë të formojnë një front të përbashkët për t’i kërkuar Evropës me shumë vendosmëri në operacionet e saj financiare.

Top Channel