Mbrojtja e jetës së përditshme të banorëve në rrezik, Athina në udhëkryq pas rritjes rekord të turizmit Policia ruse ka bërë një zbulim tronditës në qytetin Nizhni Novgorod, ky ka arrestuar një historian, në shtëpinë e të cilit janë gjetur kufomat e 290 grave, të cilat ai i vishte si kukulla.
45 vjeçari, emri i të cilit s’është bërë i ditur nga autoritetet, është akuzuar për përdhosjen e trupave dhe varreve. Policia ruse thotë se i arrestuari hapte varret e grave të vdekura prej pak kohësh dhe vidhte trupat e tyre që i mbante si një farë koleksioni në shtëpi.
Mësohet se ai kishte nje preferencë për femrat të moshës 15 deri 25 vjeç. Sipas hetuesve, ata e kërkonin prej dy vjetësh personin që përdhoste varret e qytetit, dhe më në fund mundën që ta kapin.
Megjithëse policia nuk e ka bërë publik emrin e tij, agjensia ruse Ria Novosti thotë se bëhet fjalë për një profesor historie të quajtur Anatoli Moskvin. Në fakt, të gjitha gazetat dhe revistat e qytetit Nizhni Novgorod kanë hequr nga faqet e tyre artikujt e shkruar prej tij. nëse shpallet fajtor për përdhosje varresh, pasi nuk duket të ketë bërë gjë tjetër, Moskvin mund të dënohet me 3 muaj burg ose 1 vit shërbim social.
Top Channel