Kthehen lëkundjet në Turqi, 7 të vdekur

10/11/2011 04:03

Kthehen lëkundjet e  tokës në lindje të Turqisë, duke provokuar të tjera viktima dhe shkatërrime. Të paktën 7 është numri i të vdekurve, por druhet për një bilanc akoma më të rëndë.

Gjithçka ndodhi në provincën Van, që ishte edhe ajo që u godit më tepër në muajin që shkoi, kur bilanci total i një tërmeti arriti në më tepër se 600 viktima dhe 4 200 të plagosur.

Tronditja e fundit ka qenë e mangitudës 5.6 dhe rënoi më tepër se 20 ndërtesa. Bilanci i parë flet për 5 të vdekur dhe dhjetëra persona të bllokuar mes rrënojave.

Rreth 50 persona janë bllokuar nën rrënojat e një hoteli.

Tronditja filloi me orën lokale 21:23, duke rrëzuar fillimisht një hotel 5-6 katësh, që akomodon më tepër gazetarë dhe skuadra të gjysmë hënës së kuqe. Informacionet e para tregojnë që në “Bayram Hotel” kanë qenë të pranishëm 35 persona.

Rreth 11 prej tyre janë nxjerrë të gjallë nga skuadrat e shpëtimit, që mbërritën menjëherë pasi janë të mobilizuara në atë zonë që nga tërmeti i 23 tetorit që shkaktoi 603 të vdekur dhe 4 152 të plagosur.

Top Channel