Guvernatori i BSH-së, Topi dekreton Fullanin

09/11/2011 00:00

Guvernatori Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani është dekretuar për të
qenë sërish në krye të Bankës së Shqipërisë edhe për një mandat tjetër.

Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekretuar zotin Fullani duke ia propozuar Kuvendit për ta zgjedhur guvernator edhe për një mandat 7-vjecar. Emri Fullanit ishte i parë në listën e propozimit që Këshilli i Ministrave propozoi për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës.

Në listën prej 9 emrash të votuar nga Kuvendi si anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës, presidenti Topi ka gjykuar se Ardian Fullani duhet te jete serish Guvernator i Bankes. Zoti Fullani duke qene se është një propozim që bëhet nga qeveria, votimi në kuvend për të është thjesht nje procedure per shkak se ai tashme e ka te deklaruar voten pro nga mazhoranca.

Ka ardhur menjehere reagimi kryetarit te Partise Socialiste që kundershton kete kandidature. Ne nje deklarim per mediat Rama shkruan se në “këndvështrimin e Partisë Socialiste nuk është kandidaturë e gabuar, është kandidatura më e gabuar”. Rama eshte i mendimit se mundësia e një mandati të dytë për zotin Fullani është pamundësi për të riparuar dëmet e konsiderueshme të mandatit të tij të parë. “Për interesin e financave kombëtare dhe të popullit shqiptar, uroj që rrjedha e rrezikshme, ku kanë hyrë punët me financat e këtij populli të ndalet një orë e më parë. E kështu as Presidenti Topi bashkë me votuesit e mundshëm në Kuvend të kësaj kandidature 100% të gabuar, të mos kenë asnjë arsye të pendohen për këtë zgjedhje nga mënyra si mund të precipitojnë gjërat edhe për shkak të drejtimit e politizuar dhe të papërgjegjshëm të Bankës së Shqipërisë. Partia Socialiste – thote Rama- do të votojë kundër kësaj kandidature.

Top Channel