Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni është i vendosur të përballet me një votim vendimtar për buxhetin, mes frikës se Italia mund të jetë viktima e radhës në krizën e borxhit të Eurozonës.
Edhe pse më herët u fol për një dorëheqje të “Cavalierit”, lamtumira spontane nga pallati Chigi nuk hyn në planet e Berluksonit.
As rrjedhja e deputetëve që ka pasur së fundmi nuk e detyron të dorëzohet për të bërë valixhet gati para përfundimit të legjislaturës. Madje i lëshon sfidën atyre që vetë i quan tradhëtarë.
Do të kërkoj votëbesimin sipas letrës së BE, dua të shoh në fytyrë kush do të ketë guximin të më tradhëtojë”, tha Berluskoni.
Bursa nuk e vlerëson këtë vendim të kryeministrit italian, duke shënuar rënie.
Të hënën, Berluskoni, i cili i ka mbijetuar dhjetra votëbesimeve gjatë qëndresës të tij, hodhi poshtë njoftimet se ai kishte planifikuar të jepte dorëheqjen.
Ndërkohë, ministrat e financave evropiane kanë planifikuar të takohen në Bruksel për bisedime.
Shqetësimet mbi Italinë kanë lënë në hije zhvillimet në Greqi, ku udhëheqësit politikë po grinden në lidhje me formimin e një qeverie të unitetit të ri.
Top Channel