Dashuri “vampirësh” në Pekin

04/11/2011 11:30

Ndonëse përpiqen ta mbajnë marrëdhënien e tyre private dhe flasin rrallë rreth njëri-tjetrit, të dashuruarit e sagës së “Twilight” dhe në jetën reale, Pattinson-Stewart e kanë të vështirë të mos qëndrojnë ngjitur në shfaqjet publike.

Të ndodhur në Pekin në një fushatë publicitare, 21-vjeçarja u pa gjatë të gjithë kohës duke i hedhur gjeste intime të dashurit të saj të famshëm.

Një tjetër gjë që ra në sy, fustani jashtëzakonisht i shkurtër i aktores, e cila është shndërruar nëpërmjet “Twilight” në një prej femrave më të dëshiruara të popullatës mashkullore në botë.

Ndërkohë, seriali i katërt dhe i fundit i sagës, do të jetë i pranishëm në rrjetin e kinemave “Imperial”, gjatë muajit nëntor.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA