Lady Gaga, sirena e pistë
03/11/2011 19:30
Lady Gaga është “shndërruar” në një sirenë të pistë të zhytër në naftë për revistën prestigjioze të artit ‘Visionaire 61’.
Fotografitë janë realizuar nga Inez van Lamsweerde dhe Vinoodh Matadin, të cilët kanë punuar me Lady Gagën disa herë. Nuk është hera e parë që këngëtarja e famshme shfaqet si sirenë për publikun pasi e ka bërë një gjë të tillë më parë në videon e këngës ‘You And I’.
Për momentin, Lady Gaga ndodhet në Londër për të promovuar këngën e saj më të fundit ‘Marry The Night’.
Top Channel