Kate Moss, e dashuruar me Xhamajkën

02/11/2011 11:20

Kate Moss ka vendosur të blejë një shtëpi në Xhamajkë pasi kaloi në vendin e Karaibeve disa ditë pushimesh me shoqen e saj të ngushtë Sadie Frost dhe me vajzën Lila.

“Dua të blej një shtëpi në Xhamajkë në mënyrë që të shkojmë më shpesh atje”, shprehet top modelja.

Gjithashtu, britanikja po mendon të ndërrojë edhe shtëpinë e saj në Londër për tu transferuar në një vend më të shëndetshëm dhe larg tundimeve të jetës së natës.

Sipas miqve të afërt të saj, Moss është e vendosur t’i largohet festave të shfrenuara njëherë e mirë tashmë që është martuar me Jamie Hince.

Modelja është lidhur me Hince në fund të vitit 2007 dhe në 1 korrik të këtij viti u martuan në Londër.

Top Channel