Kardashian: Nuk u martova për para

02/11/2011 13:30

Pas lajmit befasues të divorcit të saj pas 72 ditësh martese me basketbollistin Kris Humphries, Kim Kardashian i është rikthyer punës.

31-vjeçarja udhëtoi në Australi së bashku me motrën Khloe për të promovuar linjën e saj të çantavë.

Kjo ishte paraqitja e parë publike e Kardashian pas divorcit. Vetëm pak orë para mbërritjes në Sidnei, ajo shkroi në blogun e saj se martesa nuk ishte një farsë dhe se nuk bëri të gjithë atë spektakël për “reality show”-n e saj: “Nuk u martova për para, por sepse e doja Krisin. Nuk do të harxhoja kaq shumë kohë për diçka vetëm për një emision televiziv. Të gjithë ata që më njohin e dinë se jam shumë romantike dhe dashuroj me shpirt e me zemër. Mbase dëshira ime për të pasur një familje dhe fëmijë ishte aq e madhe sa mora një vendim të nxituar.”

Kim iu përgjigj edhe disa mediave që kanë shkruar se ajo ka fituar miliona dollarë nga martesa e saj, e transmetuar edhe nga televizioni E!.

“Nuk është e vërtetë që kam fituar shumë para nga kjo martesë dhe më vjen shumë keq që më duhet të përgënjeshtroj gjëra të tilla”, shkroi Kardashian.

Top Channel