Justin Bieber është bërë baba?

02/11/2011 17:05

Justin Bieber mund të jetë bërë baba, informoi revista amerikane rozë “Star” ditën e mërkurë.

Një 20-vjeçare e quajtur Mariah Yeater, e shndërruar në nënë pas lindjes së një fëmije me një baba të panjohur në datën 6 qershor, pretendonte në artikullin e botuar në faqen e parë se djali i saj është ngjizur pikërisht prej idhullit më të madh të adoleshentëve.

Duke sfiduar Bieber, Mariah i kërkon këngëtarit që t’i nënshtrohet testit të atësisë, diçka që sipas saj, “do të zgjidhë në 30 sekonda një dilemë 9-mujore”.

20-vjeçarja shtoi se nuk kërkon asnjë rregullim financiar, përveç dietave të mjaftueshme për të rritur foshnjen. Në një deklaratë ligjore, e cila i nënshtrohet ndëshkimit për dëshminë e rreme nëse provohet, vajza thotë se pati një kontakt seksual me këngëtarin në datën 25 tetor, pasi të dy u njohën pas koncertit të tij në Los Anxhelos.

Sipas asaj që shkruan revista, Yeater u përpoq të vendosej në kontakt me Bieber vazhdimisht pasi mësoi që ishte duke pritur një fëmijë, por asnjë nga përfaqësuesit e këngëtarit nuk e telefonoi mbrapsht.

”Në periudhën e kohës në të cilën kam mbetur shtatzanë, nuk kam patur asnjë kontakt tjetër seksual”, theksoi e reja në artikullin e revistës.

“Fenomeni” Bieber, rekord klikimesh në Youtube

Justin Bieber po shndërrohet në një fenomen, jo vetëm pse është një ndër adoleshentët më të pasur në të gjithë botën, dhe këtë falë fitimeve nga albumet dhe koncertet.

Tani ai ka thyer një tjetër rekord, shndërrohet në personin e parë në histori që ka arritur e tejkaluar 2 miliardë klikime në Youtube. Dhe kjo ka ndodhur pasi më heret arriti të ketë 95 mijë klikime në kanalin e tij zyrtar në YouTube, vetëm 1 muaj më parë.

Këngëtari kanadez 17-vjeçar, Bieber ka tejkaluar kështu një këngëtare tepër të famshme të momentit, Lady Gaga e cila pak muaj më parë ishte e para këngëtare pasi ajo ishte artistja e parë që kishte arritur një miliardë shikime në YouTube në nëntor të vitit 2010.

Ky mund të cilësohet vërtet ‘fenomeni’ Bieber, nëse mbahet parasysh fakti se vetëm 2 vjet më parë, adoleshenti i pasur hapi kanalin e tij zyrtar në YouTube, i cili i krijoi kështu fansave një mundësi të mirë për të qenë në kontakt të drejtpërdrejt me këngët dhe videot e konverteve të tij.

Aty mund të shihet gjithçka në kohë reale, në momentin që një këngë apo video lançohet, fansat mund ta shohin direkt në YouTube.

 

Top Channel