Johansson flet për fotot nudo

02/11/2011 09:00

Scarlett Johansson ka folur për skandalin e fotove nudo që u përhapën në internet nga një hacker, i cili kishte mundur të vidhte pamjet nga aparatet celularë të shumë VIP-ave.

Aktorja 26-vjeçare theksoi se fotot ishin bërë për ish-bashkëshortin e saj Ryan Reynolds, përpara se çifti të ndahej në vitin 2010.

“Fotot ishin për Ryan. Nuk ka asgjë të keqe këtu. Nuk është se unë xhirova skena pornografike. Madje edhe sikur ta kisha bërë këtë sërish nuk do të kishte asgjë të keqe”, u shpreh Johansson në një intervistë për revistën ‘Vanity Fair’, intervistë që u shoqërua me poza të tjera “të nxehta”.

Scarlett Johansson po punon në sheshxhirim për filmin e saj më të ri me titull ‘The Skin’.

Nga ana tjetër, ka filluar procesi gjyqësor i Christopher Chaney, hacker-i që ka frikësuar personazhet e famshëm me anë të vjedhjes së fotove të tyre me pullë të kuqe.

35-vjeçari nga Florida rrezikon 121 vite burg për hyrje të paautorizuar në kompjutera dhe mbi të rëndon një akuzë tjetër: ngacmimi online i një gruaje për 12 vjet rresht.

Top Channel