Hugh Grant, baba për herë të parë

02/11/2011 09:30

Hugh Grant është bërë baba për herë të parë pasi ish e dashura e tij lindi një vajzë.

Aktori 51-vjeçar ka pasur një lidhje të shkurtër me aktoren kineze Tinglan Hong, e cila është 19 vjet më e re se britaniku.

Shtatzania nuk ishte pjesë e planit sipas mediave rozë dhe tashmë fëmija është 1 muajsh.

Zëdhënësi i Hugh Grant, tha: “Mund të konfirmoj se Hugh Grant është babai i një vajze. Ai dhe mamaja e vogëlushes kanë pasur një marrëdhënie të shkurtër së bashku. Edhe pse kjo shtatzani nuk ishte e planifikuar, Grant është shumë i lumtur. Të dy kanë diskutuar dhe janë marrë vesh për gjithçka.”

Grant dhe Hong janë njohur vitin e kaluar dhe filluan të frekuentoheshin në janar të këtij viti.

Top Channel