Hakeri i të famshmëve

02/11/2011 16:40

Hakeri nga Florida nuk pranon në asnjë mënyrë fajësinë e tij për akuzat e ngritura, ndër to edhe si haker i cili ka hyrë në adresat elektronike të personazheve të famshëm duke vjedhur prej aty imazhe intime, ndër to edhe fotografitë nudo të aktores Scarlett Johansson të cilat mendohet më pas se i ka shitur për një shumë të konsiderueshme të hollash.

Ka nisur kështu procesi gjyqësor kundër 35-vjeçarit Christopher Chaney i cili u arrestua më 12 tetor, pas një hetimi 11 mujor nga Byroja Federale e Investigimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndër akuzat kryesore më të cilat përballet ky shtetas amerikan është vjedhja e të dhënave personale nga adresa elektronike të aktoreve Johansson dhe Mila Kunis, por edhe të këngëtares Christina Aguilera.

Ky është hakeri i famshëm kundër të cilit veç këtyre rëndojnë edhe akuza të tjera të së njëjtës natyre. Hetimi nisi pas një padie të hershme të aktores 26-vjeçare e cila kishte kuptuar këtë fakt dhe muaj pasi ishin vjedhur imazhet nga telefoni i saj, ato u bënë publike.

Johansson shfaqet topless në këto imazhe, gjysmë e mbuluar me peshqir dhe në momente intime, fotografi këto të fokusuara nga ish-bashkëshorti i saj, aktori Ryan Reynolds në kohën që ata ishin ende të martuar, por gjendeshin vetëm në telefonin e saj.

Në seancën gjyqësore të së martës, gjyqtari i çështjes në Los Angeles i caktoi 27 dhjetorin si datën e seancës së radhës, e dënoi atë me 110 mijë dollarë gjobë dhe ai do të lejohet të kthehet në shtëpi, por do të jetë nën mbikqyrjen e gjykatës nëpërmjet një pajisje që s’do i duhet ta heqë për asnjë moment nga trupi.

Megjithatë, nëse të gjitha akuzat kundër tij do të vërtetohen, hakeri
Chaney përballet me një dënim deri në 121 vjet burg.

Top Channel