Baloteli tradhëton Rafaela Fikon

02/11/2011 15:35

Mario Baloteli po bëhet cdo ditë e më shumë personazhi më i preferuar për gazetat e revistat e kronikave rozë. Por duket se kjo nuk e shqetëson aspak sulmuesin e Mancester Sitit, përkundrazi duket se është krejtësisht e kundërta.

Kjo konfirmohet edhe nga shoku i skuadrës së 21 vjecarit, Mikah Riçard i cili e ka deklaruar qartë se Balotelit i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, madje në jo pak raste ai ka thënë për veten e tij se është djali më i pashëm në botë.

Dhe mesa duket, fjalët e Riçards konfirmohen plotësisht. Mësohet se Mario Baloteli tregoi sërish mungesë besnikërie këtë radhë duke tradhëtuar te fejuaren aktuale Rafaela Fiko. Kjo e fundit ndodhej në Itali për një shërbim fotografik dhe sulmuesi italian përfitoi nga mungesa e saj për të kryer aventurën e radhës.

Ditët e fundit ai është është spikatur nga mediat britanike në shoqërinë e aktores së filmave porno, Holly Henderson. Gjithcka ka ndodhur në një hotel të Mançesterit ku Henderson po kryente fotografi.

Baloteli e Henderson pasi biseduan për pak caste, u panë të përqafoheshin dhe të shkëmbenin puthje me njëri-tjetrin, duke shkaktuar një ‘faull sentimental’ ndaj Rafaela Fikos. Tani i takon kësaj të fundit të vendosë dhe të bëjë Balotelin të paguajë për aventurat e tij.

Top Channel