Prokuroria: Zyrtari i SHISH-it u vra

01/11/2011 00:00

Pas përfundimit edhe të ekspertizes, si dhe pas verifikimit të dyshimeve
të ngritura që në këqyrjen e vendit të ngjarjes, prokuroria e ka
klasifikuar vdekjen e oficerit të Shërbimit të Inteligjences, Isa Copa
si vrasje.

Ekspertiza tregoi se menyra e gjetjes se trupit dhe goditja e armes apo edhe zjarrvenia me qellim e automjetit nuk mund te ishin kryer nga oficeri i SHISH-it, per te cilin ne momentin e pare u dyshua si vetëvrasje.

Autoret e ekzekutimit te tij, e kane mbuluar vendin e ngjarjes me prova te rreme per te dhene idene se ishte kryer nje vetevrasje, qofte edhe per mesazhin telefonik qe ai i kishte derguar familjes se tij. Ekspertiza te tjera pritet te japin ndonje te dhene me teper per vrasjen e oficerit te inteligjences, pasi po kerkohet per ndonje gjurme te mundshme te lene ne automjetin e tij te djegur ‘Opel Corsa’.

Prokuroret mendojne se autoret e vrasjes mund te kene lene ndonje prove sado te vogel, pas se ciles mund te zbardhet edhe ngjarja. Ne kerkesat e tjera hetimore jane perfshire edhe marrja e te gjitha tabulateve telefonike hyrese dhe dalese te celularit te 49-vjecarit, si edhe marrja ne pyetje e te gjithe deshmitareve te cilet mund ta kene pare viktimen diten ne te cilen u ekzekutua.

Oficeri i Sherbimit Informativ Shteteror u gjet i djegur brenda automjetit te tij ne nje zone pak te frekuentuar, ne veri te qytetit bregdetar te Durresit. Prej 11 vjetesh ai punonte ne SHISH. Ai qellua me nje pistoleta tip Makarov dhe me pas u dogj.

Hetimet

Nga informacionet e mbledhura, rezulton që Isa Çopa është goditur me një mjet të fortë prerës lart, në pjesën e majtë të kokës, duke i shkaktuar një të çarë në kafkë. E çara, e cila duket edhe me sy të lirë, ka formën e rrjetës së merimangës dhe nga këqyrja rezulton se është shkaktuar me një goditje nga jashtë-brenda. Fillimisht, kjo e çarë kafke mendohej se mund të ishte shkaktuar nga plumbi, pasi dyshohej se Çopa kishte qëlluar veten në kokë. Por ekspertët shprehen se, nëse do kishte ndodhur një veprim i tillë, do të kishte dëmtim të trurit.

Në lidhje me këtë, pavarësisht se është thënë se ka pasur rrjedhje truri, ekspertët, ben te ditur “Shqip”, shpjegojnë që truri nuk është i dëmtuar brenda, pra nuk ka pasur depërtim të ndonjë objekti në të, siç mund të ishte plumbi. Dëmtimi i kafkës është shkaktuar ose nga ndonjë goditje me mjete të forta, ose nga përplasja e vetë viktimës në pjesën e derës së makinës, në momentet e fundit të jetës. Por ekspertët shpjegojnë që goditja është shumë e fortë dhe nga goditja në derën e makinës nuk mund të shkaktohet një plasaritje e tillë kafke. Madje është zbuluar se dëmtimi i kafkës ka ardhur para se ai të digjet, e vërtetuar nga ekspertiza mjekoligjore gjatë këqyrjes së kufomës në vendin e ngjarjes. Ekspertët konfirmojnë se edhe në pjesët e tjera të trupit nuk ka dëmtime nga plumbi, ndërkohë që hedhin poshtë mundësinë për të vërtetuar dëmtime të organeve të tjera. Burimet shpjegojnë më tej që trupi është djegur pothuajse 100 për qind. Nuk ka mbetur asnjë organ i pashkrumbuar, kështu që nuk mund të vërtetohen hipoteza të tilla, si prerja e gjuhës, apo ndonjë dëmtim tjetër. Edhe identifikimi i tij është bërë nga një protezë në gojë, e cila është verifikuar nga bashkëshortja e viktimës Isa Çopa.

 

Top Channel