Në dhjetor, albumi i Winehouse

01/11/2011 00:00

Albumi i papublikuar i këngëtares, Amy Winehouse, do të dalë në treg muajin e ardhshëm.

Pak muaj pas vdekjes së saj, fansat do të mund të blejnë albumin e fundit të këngëtares i cili prej dhjetorit do të jetë në çdo dyqan muzikor në botë.

Të gjitha të hollat që do të grumbullohen nga shitja e albumit të pagëzuar “Lioness: Hidden Treasures” do të shkojnë për organizatën e bamirëse, e cila është themeluar menjëherë pas vdekjes së këngëtares nga i ati i saj i cili tanimë ka një synim, t’i vijë në ndihmë të rinjve që të mund të heqin dorë nga veset.

Në album gjenden këngë të reja dhe përpunime, duke përfshirë edhe disa nga xhazi klasik. Producentët Salaam Remi Gibbs dhe Mark Ronson kanë grumbulluar material të mjaftueshëm pasi me orë të tëra kanë dëgjuar këngët e Amyt, ndërsa babai i saj ka thënë se 12 këngët e albumit të ri “ia kanë marrë shpirtin”, pasi ajo ka punuar gjatë për të sjellë një album unik. Albumi do të jetë unik, pasi vjen pas vdekjes së këngëtares, e cila humbi u shua pak muaj më parë në shtëpinë e saj.

Top Channel