Kardashian beqare pas një divorci rekord

01/11/2011 17:35

Kim Kardashian është zyrtarisht një grua e divorcuar, pasi marrëveshja me ish-bashkëshortin Kris Humpries për ndarjen u arrit brenda 24 orësh.

Vajza e njohur e “showbizz”-it amerikan dhe basketbollisti qëndruan të martuar në total vetëm 72 ditë, duke e shndërruar martesën e tyre në një prej më të shkurtërave në historinë e lidhjeve mes njerëzve VIP.

”Shpresoja që të zgjaste për të gjithë jetën, por disa gjëra nuk funksionuan ashtu siç i kishim planifikuar. Megjithatë, mbetemi miq dhe i urojmë njëri-tjetrit më të mirën”, shkruante Kardashian në profilin e saj në një rrjet shoqëror, pa dhënë shumë detaje.

Ndërkohë, këto janë gjashtë martesat e vetme të famshme që kanë rezistuar më pak se lidhja Kardashian-Humpries.

1. Britney Spears dhe Jason Alexander (55 orë)
Këngëtarja dhe shoku i saj i fëmijërisë u martuan në gjendje të dehur në Los Anxhelos. Në më pak se tre ditë, secili prej tyre iu rikthye statusit të mëparshëm civil.

2. Dennis Hopper dhe Michelle Philips (9 ditë)
Një prej martesave më të famshme të viteve 1970, duket se këngëtarit Hopper u kujtua që nuk kishte asgjë të përbashkët me gruaj e tij, kur u kthjellua nga substancat që merrte.

3. Dennis Rodman dhe Carmen Electra (9 ditë)
Ylli i serialit “Baywatch” dhe basketbollisti u martuan në Las Vegas në nëntor 1998. Nëntë ditë më vonë, ai kërkoi divorcin, duke pretenduar se nuk ishte në gjendje të “kthjellët psikologjike” në momentin e martesës.

4. Ali Landry dhe Mario Lopez (14 ditë)
Modelja dhe këngëtari ishin të lidhur prej gjashtë vitesh, kur vendosën të lidheshin në martesën në vitin 2004. Megjithatë, vetëm dy javë më vonë çifti u nda për shkak të pabesisë së Lopezit.

5. Drew Barrymore dhe Jeremy Thomas (19 ditë)
Barrymore ishte vetëm 19 vjeç, kur vendosi të martohej me pronarin e një bari, të cilin e njihte prej vetëm gjashtë javësh. Përpara se të martohej, Drew u mburr se ishte ndryshe nga njerëzit e tjerë, që në fillim jetonin bashkë, pastaj martoheshin.

6. Pamela Anderson dhe Rick Salomon (70 ditë)
Ylli i “Baywatch” u martua me producentin e saj në tetor 2007. Martesa përfundoi pas më pak se tre muajsh, me Anderson që kërkoi divorcin për shkak të “diferencave” të papajtueshme

Top Channel