Elbasan, përleshje për rezervuarin e fshatit

01/11/2011 00:00

Banorët e fshatit Tërbaç të Komunës Gracen në Elbasan kanë protestuar
per shkak se disa persona u kane shkaterruar rezervuarin, te cilin ata e
perdornin per vaditje.

Ngjarja ndodhi disa nete me pare dhe banoret i kerkuan ndihme pushtetit lokal, por nuk kane marre asnje pergjigjie per shqetesimin e tyre.

Nje përfaqësi banorësh kanë realizuar një takim me prefektin Shefqet Deliallisi per problemin e tyre.Por pasi dolen nga godina ata jane sulmuar dhe nje person ka mbetur i plagosur nga ky sulm.Perleshja eshte regjistruar nga kamera e Top Channel, ne sheshin para prefektures. Personi qe sulmoi me grushta dhe ofendon bashkëfshataret e tij akuzohet se ka bere shkaterrimin e rezervuarit. Ai eshte Besnik Basha 33 vjeç ndaj te cilit eshte bere edhe nje padi penale.

Sipas banoreve ai kerkon te ktheje rezervuarin ne toke bujqesore duke pretenduar se e ka ne pronesi te tij. Banoret kerkojne riparimin e rezervuarit per shkak se jeta e tyre varet nga bujqesia dhe ne zone nuk ka mundesi te tjera ujitje per tokat.

Top Channel