“Ekspertët, më kompetentët”

01/11/2011 19:45

Në një konferencë shtypi, avokati mbrojtës i ish-zëvendeskryeministrit nën akuzë, Ilir Meta dhe një ndër bashkëpunëtorët e kreut të LSI-së vlerësuan konkluzionet e tre ekspertëve shqiptarë për videoskandalin Meta-Prifti.

Madje, zoti Spartak Braho vlerësoi lart ekspertët si më kompetentët në Shqipëri. I emocionuar në dukje, avokati Petrit Serjani mbrojti veten në deklaratë duke kundërshtuar akuzat e Priftit se ai ishte parë në kafe “Europa” në Tiranë me ekspertet e videos, çeshtje e cila nëse do të vërtetohet do ta rrezonte automatikisht ekspertizen e Rrahmanit, Pollos dhe Beqirit.

“E cilësoj si të pavërtetë dhe të sajuar akuzën për takimin tim me ekspertët. Jo vetëm që nuk jemi takuar në ambientet e kafe “Europës”, por jam përpjekur të kryej detyrën time si avokat mbrojtës brenda kuadrit që më njeh ligji dhe brenda etikës së avokatit”.

Më pas, Spartak Braho mbrojti integritetin e tre ekspertëve shqiptarë, duke u shprehur se në çështjen Meta mund të flitet edhe per komplot: “Kjo çështje është ngritur mbi një manipulim të pastër, mbi një skenar që përbën fijet e një komploti me ngjyra të theksuara politike. Në të ardhmen, do të kemi mundësi që të ekspozojmë dhe të dëshmojmë këtë aferë dhe skenar të turpshëm”.

Pika më e fortë e avokatëve me sa duket është mosgjurmimi i ekspertëve për gjetjen e materialit origjinal në orë. “Ora e regjistrimit, ashtu siç kishte theksuar dhe vërtetuar eksperti amerikan, është e pamundur të gjendet. tarë. Ishte kjo arsyeja që Prokuroria e përgjithshme hoqi dorë nga kjo provë. Në këtë orë nuk gjendej i filmuar dialogu Meta-Prifti, por një materjal tjetër, bisedë tjetër”, shtoi Braho.

Por, çfarë thonë ekspertet shqiptarë dhe çfare thotë eksperti Glen Bart në këtë pikë. “Top Channel” transmetoi një ditë më parë krahasimin e dy ekspertizave.

Ekspertet shqiptare pohojne per oren se nuk mund te provojne nese ora objekt ekspertimi eshte mjeti me te cilin eshte realizuar biseda dhe se nuk u gjeten gjurme te bisedes meta prifti. po ashtu nga egzaminimi i ores ekspertet shqiptare theksojne se nuk jane ne gjendje te percaktojne origjinen e saj. Si dhe nuk eshte e mundur sipas tyre te percaktohet nese shkarkimi eshte bere nga ora.

Eksperti amerikan per kete ceshtje thote se ora ka kapacitet ruajtes te brendshem 8 gigabite dhe eshte perdorur per te rregjistruar versionin video te bisedes Meta-Prifti. Ajo eshte lidhur me sistemin e kompjuterit e komjuterit portable. Po ashtu, shprehet eksperti Glen Bart, une isha ne gjendje te zbardh nje video tjeter e cila ishte fshire nga aparatura.

Prifti: Eksperët gënjyen, kërcënimet s’më frikësojnë
Pas deklaratave të avokatit të Ilir Metes, Dritan Prifti reagon me një tjerër prononcim publik. Në një deklaratë për shtyp, Prifti thekson se “nuk ka kërcënim në botë që më tremb mua të them të vertetën. Kërcënimi avokatit të djallit vetëm më argëtojnë dhe më bëjnë të qesh”, theksoi Prifti.

“Dy gazeta të përditshme kanë botuar në faqe të parë takimin e Serjanit me ekspertet e gjyqit Meta para se unë të bëja këtë akuzë. Ekspertet e videos kanë gënjyer publikun dhe drejtësine. Ekspertët kanë kryer krim me shtrembërimin e drejtesise dhe të vërtetës. Të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar skemën e mashtrimit. SHBA dhe Anglia i kanë prova dhe ekspertizën për mashtrimin e ekspertëve të Metës”, mbylli deklaratën e tij Prifti.

Ditën e hënë, treshja e ekspertëve dolën me një përfundim të ndryshëm nga ai i ekspertizës amerikane, duke thënë se në videon e famshme mund të ishin bërë ndërhyrje.

Në një reagim publik, Prifti akuzoi ekspertët për paaftësi dhe për një vendim të motivuar politikisht, ndërsa “Top Channel” solli ndryshimet e dukshme në versionin e dy ekspertizave të bëra deri tani.
 

Top Channel