De Niro, i dashuruar me qenin e Cooper

01/11/2011 16:40

Robert De Niro është i dashuruar me Charlotte… qenushen e Bradley Cooper.

Gjatë xhirimit të filmit ‘Limitless’, ku të dy aktorët janë protagonistë kryesorë, De Niro e pëlqente shumë qenushen e Cooper dhe i ka blerë me qindra dhurata, mes të cilave edhe dy qafore të kushtueshme.

Gjithashtu, aktori veteran nuk ka harruar t’i bëjë dhurata edhe kolegut të tij të ri.

De Niro i bleu Cooper-it 10 pica me sardele, pikërisht ato që ai urren më shumë.

Top Channel