“Rum Diary”, dështimi i Johnny Depp

01/11/2011 16:15

Ky është dështimi më i madh në karrierën e një prej aktorëve më të paguar të Holivudit, Johnny Depp. Filmi i tij më i fundit, “Rum Diary” ka shënuar një dështim, pasi ka mundur të arkëtojë vetëm 3 milionë paund në fundjavën e parë që nisi projeksionin në kinematë e botës. Një shifër kjo shumë e pa konsiderueshme, krahasuar me pritshmëritë e producentëve.

Kostoja e filmit është 28 milionë paund dhe gjatë fundjavës u shfaq në 2000 kinema në të gjithë botën në të njëjtën kohë dhe grumbulloi vetëm 3 milionë paund.

Nga box-office dhe të dhënat që vijnë prej tij, ky është filmi me performancën më të dobët të aktorit 48-vjeçar i cili më herët, sidomos me sagën “Piratët e Karaibeve” e ka kryesuar këtë klasifikim për disa javë me radhë.

Ngjarjet e filmit i çojnë personazhet në Porto Rikon e viteve 1950, skenari i të cilit është bazuar nga një novelë e botuar vonë e Hunter Thompson.

Një histori që nuk ka ndjellë aspak dhe nuk ka mundur dot të bëjë asgjë as protagonizmi i një aktori të jashtëzakonshëm si Johnny Depp duke shënuar edhe për të aktorin vetë, dështimin më të madh në karrierës së tij.

Top Channel