28 vjet në skenë për Red Hot Chilli Peppers

01/11/2011 16:25

Miliona albume dhe qindra mijëra bileta të shitura për të dëgjuar live “Red Hot Chilli Peppers”, edhe sot 28 vjet pas publikimit të albumit të tyre të parë në vitin e 1983.

Këngëtari Anthony Kiedis, tani 49 vjeç dhe pjesëtarët e tjerë të bandës Flea, Chad Smith dhe Josh Klinghoffer më i riu në moshë, 32 vjeç po bëjnë historinë e muzikës rrok pasi kanë njoftuar këtë vit datat e koncerteve live që do të mbajnë në Knebuorth.

Ata do t’i bashkohen një liste të gjatë bandash të famshme që do të luajnë për mëse 100 mijë fansat e tyre. Ndër ta do të jenë Led Zeppelin, Queen, Pink Floyd apo Rolling Stones.

Dhe ky është vetëm vijimi i një historie suksesi gati 30-vjeçare e përgjatë këtyre 3 dekadave, ata kanë qenë përherë në skenë, me performancat e tyre live në çdo skenë të botës.

Tabloidi britanik “The Sun” është pushtuar nga rrëfimi i anëtarëve të “Red Hot Chilli Peppers”, një histori suksesi, por edhe dështimesh. Por prania e tyre në Knebuorth shënon një hap të madh, pasi lidhja e këtij grupi amerikan rroku me britanikët është tepër speciale dhe këtë herë janë legjendarët amerikanë që kanë dobësi për performancat e tyre në Britani.

Top Channel