Pakistan, politikani digjet i gjallë

30/10/2011 08:30

Një politikan i Lidhjes Myslimane të Pakistanit Nawaz (PMNL) është djegur i gjallë në shtetin e Punjabit.

Sipas policisë, vrasësit i kanë hedhur karburant politikanit Rana Shaukat, i kanë vënë zjarrin dhe janë larguar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Changa Manga.

Burri ka gjetur vdekjen nga djegiet e rënda.

Pas atentatit, mbështetësit e PMNL kanë dalë nëpër rrugë për të protestuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA