Turqi, nxirret nga rrënojat 13 vjeçari

28/10/2011 03:49

Një djalosh 13 vjeçar është nxjerrë i gjallë nga  rrënojat shkaktuar nga tërmeti  në Turqi, pasi kishte 108 orë poshtë tyre.   

Djali i plagosur u shpëtua nga një ndërtesë e shembur në Ercis. Vetëm disa orë më parë një burrë u lirua nga një pallat i rrafshuar dhe u dërgua menjëherë në spital.

Por zyrtarët thonë se shpresat janë në venitje, për të gjetur të mbijetuarit e pas tërmetit 7.2 ballësh të së dielës, i cili vrau të paktën 523 njerëz.

Deri tani 185 njerëz janë shpëtuar, por qindra janë ende të humbur. Shiu dhe bora vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e grupeve të shpëtimit.

Djali që shpëtoi, i quajtur Ferhat Tokaj, u gjet i gjallë të enjten në mbrëmje dhe u nxorr nga ekipet e shpëtimit herët në mëngjes. “Ai u dërgua në spital në Sahra dhe shëndeti i tij duket i mirë,” tha një zyrtar.

Ekipet e shpëtimit në disa vende janë duke vazhduar të gërmojnë nëpër rrënoja, por në vende të tjera ata kanë ndalur punën dhe vëmendja është kthyer për nevojat e të mbijetuarve.

Më shumë se 1.600 njerëz u plagosën nga tërmeti, i cili e kishte epiqendrën e tij në provincën Van.

Top Channel