Berluskoni: Euro është flamuri ynë

28/10/2011 21:55

“Euro është monedha jonë, është flamuri ynë, dhe pikërisht për ta mbrojtur nga sulmet spekulative, Italia po bën sakrifica të mëdha”.

Kështu u është përgjigjur kritikave kryeministri italian, Silvio Berluskoni në lidhje me qendrimin e tij për monedhën e përbashkët, dy ditë nga arritja e marrëveshjes së shpëtimit të eurozonës, në samitin e Brukselit, ku duket se vendi që përfitoi më shumë nga kjo ishte Greqia, të cilës iu fal gjysma e borxhit.

“Ashtu sikundër ndodh gjithmonë, ngjallen polemika të kota lidhur me një frazë timen të interpretuar në mënyrë të gabuar”, deklaroi Berluskoni duke nënvizuar se problemi i vërtetë i euros qendron në faktin se është e vetmja monedhë në botë pa një qeveri të përbashkët, pa një bankë qendrore.

Top Channel