Arrestohet në flagrancë një shtetas për Vjedhjen e dokumentave të Censusit. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Piskove te Permetit.
Sipas burimeve nga policia lokale mesohet se shtetasi Lorenc Lumani rreth ores 3 te mengjesit ka hapur me force deren e komunes Piskove, ku mbaheshin edhe dokumentat e censusit dhe ka marre dy kuti me formulare dhe i ka fshehur ne banesen e tij.
Ngjarja eshte vene re nga punonjesit e komunes te cileta kane lajmeruar menjehere uniformat blu. Mesohet se shtetasi Lorenc Lumani ka punuar per dy jave si kontrollor i anketuesve te censusit dhe ishte pushuar nga puna.
Mendohet se ai i ka marre formularet për t’i përdorur më pas për qëllime të tij. Uniformat blu kane bere te mundur arrestimin e Lorenc Lumanit ne banesen e tij ku kane sekuestruar edhe dokumentat e vjedhur prej tij.
Top Channel